Probleme ligjore – dështon transferimi i Suarez tek Juventus

Probleme ligjore – dështon transferimi i Suarez tek Juventus

Transferimi i Luis Suarez, tek ekipi i Juventus, është në prag për të dështuar dhe atë prë për arsye ligjore.

Suarez-it i duhet një pasaportë italiane apo spanjolle për të lëvizur drejt Italisë. Kjo për shkak se ai nuk mund të transferohet te “Bianconerët” me pasaportë që nuk është evropiane, pasi në Serie A brenda një afati kalimtar lejohen vetëm dy të tillë dhe Juventus, fatkeqësisht e ka përdorur këtë të drejtë me transferimin e Arthur Melos dhe Weston McKennien, transmeton Insajderi.

Në anën tjetër, Higuain, është shumë afër të largohet, pasi Andrea Pirlo, publikisht ka deklaruar se ai nuk bënë pjesë në planet e tij – Juve ka rikthyer interesimin për boshnjakun, Edin Dzeko./Insajderi.com.