Azem Vllasi, njeri që dikur ishte marrë vet me politikë dhe tani vetëm analizon situatat politike nga këndi i analistit ka treguar se si mendon ai se filluan fërkimet brenda Vetëvendosjes.
Sipas Vllasit, gjeneza e problemit është momenti kur Kurti më nuk ishte kryetar i Vetëvendosjes, por mbeti lideri i kësaj partie.
“Vetëvendosja është duke u përballur me një situatë të tillë, sepse aty ka edhe energji destruktive, ka edhe njerëz të prirë për dhunë, por edhe njerëz të mençur, por megjithatë kanë ambicie të dominojnë”, pohon Vllasi për Klanin.
“Prandaj, lindin ambicie që ata të jenë liderë të pakontestueshëm. Por, te Vetëvendosja është hera e parë që lideri, Albin Kurti, ia lëshon vendin tjetrit, Visar Ymerit, për kryetar, por ai prapë mbetet si figura kryesore. Kështu fillojnë fërkimet e brendshme në luftën për dominim”, ka thënë Vllasi.