Problemet me energji elektrike – Haradinaj shkon në KEK

Problemet me energji elektrike – Haradinaj shkon në KEK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në orën 9:00 do të zhvillojë një vizitë punë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasë probleme të theksuara në sektorin e energjisë.

Shefi i Qeverisë ditë më parë ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it, ZRRE-së dhe KOSTT-it, ku ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Haradinaj ka qenë shumë kritik ndaj reduktimeve të energjisë elektrike duke thënë se ato janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Në një intervistë për Insajderin, kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë ka paralajmëruar për herë të parë mundësinë e largimit të pronarëve të KEDS-it nga Kosova, për shkak të problemeve me energjin elektrike.

Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush Haradinaj

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush HaradinajCili është plani i Qeverisë për KEDS Energy-in?Cilat janë detajet ekskluzive të bisedës telefonike me shefin e NATOS, Stolenberg?Detaje ekskluzive të takimit të Haradinajt me Johanes Hahn.Çfarë thotë Haradinaj për Veton Surroin? A do të kemi qeveri teknike?Cilat janë veprimet e Limajt Veselit, të cilët nuk po mundet që t’i bëjë?Cili është premtimi i madh që PSD-ja i dha Haradinajt? Për çfarë është duke diskutuar Haradinaj me disa prej deputetëve të Lëvizja VETËVENDOSJE!?

Posted by Insajderi on Thursday, 6 December 2018