Producenti i njohur i shtrirë në spital, hajdutët tentojnë t’i plaçkitin shtëpinë

Producenti i njohur i shtrirë në spital, hajdutët tentojnë t’i plaçkitin shtëpinë
Burimi i fotografisë: Dr. Dre/Instagram

Sipas Fox News, katër persona janë arrestuar të martën vonë me akuzat se po tentonin të futeshin në shtëpinë e reperit dhe producentit të njohur Dr. Dre në Kaliforni. Këtë e konfirmuan edhe raportet policore, njofton Insajderi

Në ndërkohë, ai ishte i shtrirë në spital pasi kishte vuajtur nga një aneurizëm në tru.

Personeli i sigurimit kishte vërjetur grupin e sulmuesve, të cilët më pas ikën më vrap nga zona kur sigurimi u konfrontua me ta. Policia i kapi më vonë.

Dje, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Dr. Dre u bë i gjallë për ndjekësit dhe fansat e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai i siguroi që po merr veten shumë mirë dhe së shpejti do të kthehet në shtëpi, kjo krejt falë ekipit mjekësor të mrekullueshëm që u kujdesën për të. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dr. Dre (@drdre)