Produkti je ti – e vërteta prapa aplikacionit “FaceApp”

Produkti je ti – e vërteta prapa aplikacionit “FaceApp”

Aplikacioni “FaceApp”, i cili gjatë ditëve të fundit u kthye në një trend edhe në Kosovë, mund t’i përdor fotografitë dhe të dhënat e të gjithë përdoruesve të tij.

Në rregulloren e këtij aplikacioni, theksohet se produkt i saj është përdoruesi dhe me përdorimin e aplikacionit, përdoruesi i jep licencë “FaceApp” për t’i përdorur fotot e tij, emrin dhe emrin e përdoruesit.

Këto informata dhe fotografi, aplikacioni mund t’i përdor për çdo qëllim, duke përfshirë ato komerciale.

“Ju i jepni FaceApp një licencë të vazhdueshme, të pakthyeshme, jo-ekskluzive, pa pagesë, në mbarë botën për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar emrin e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e formuara ose të zhvilluara më vonë, pa kompensim për ju”, thuhet në rregulloren e këtij aplikacioni. /Insajderi.com