Profesori Afrim Hoti i bashkohet AAK-së

Profesori Afrim Hoti i bashkohet AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezentuar anëtarin më të ri të partisë.

Haradinaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka bërë të ditur që Prof. Dr. Afrim Hoti iu është bashkuar AAK-së.

“Njëri nga ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Afrim Hoti, nga sot iu bashkohet radhëve të Aleancës”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për besimin e projektin të tij 100% shtet.

“Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet”.