Profil i Prokurorit Salustro | Kush ia përmend ryshfetin për varrezën masive në Serbi

Ky dokumentar përmban pamje të rënda. Fuqishëm sugjerohet aprovimi i prindit ose kujdestarit para se të shikohet nga personat nën moshën 18 vjeçare

Profil i Prokurorit Salustro | Kush ia përmend ryshfetin për varrezën masive në Serbi

Ish-prokurorit të misionit ndërkombëtar për sundim të ligjit “EULEX-it”, Maurizio Salustro, kishte qenë personi kyq në misionin e EULEX-it, për trajtimin e krimeve të luftës.

VIDEO

Ai i kishte trajtuar pothuajse të gjitha rastet e EULEX-it, kundër pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Madje, disa nga ta kishte arritur edhe t’i dënojë.

Por, italianit Salustro, i cili tashmë ka përfunduar duke punuar në Serbi, dikush po ia përmend edhe ryshfetin për gjetjen e varrezës masive në Rudnicë.

VIDEO

Ish-ushtari u UÇK-së, Nexhat Qubreli, për InDoks, ka thënë se misioni i EULEX-it dhe pikërisht Salustro, kishin gisht në një ryshfet për gjetjen e varrezës masive në Rudnicë të Serbisë.

“Unë e kam një informatë se aty dikënd e kanë pa se dikujt ia kanë mbulu me sterë, kur e kanë qitë në vend aty. Dikujt u janë marrë 120 mijë deri në 220 mijë euro. Nuk e di edhe ai e ka dëgjuar atë muhabet – e ka dëgjuar që mos me e gjetë atë vend kur i kanë dërguar tek varrezat masive, por i kanë dërguar në një vend tjetër edhe i kanë dhënë paret vec mos me folë. Kështu e kam të dëgjuar”, ka thënë Qubreli.

DOKUMENTARI I PLOTË KËTU:

E pikërisht Salustro që shkoi pastaj për punë në Beograd, kishte kërkuar që ta merrte në dorë dëshmitarin e mbrojtur që sinjalizoi varrin masiv në Rudnicë.  Qubreli, një ish-ushtar i UÇK-së nuk ia dha. Thotë se italiani iu hakmor. Salustro i kishte ngritur aktakuzë ndaj Qubrelit. E kishte mbajtur në burg për më shumë se nëntë muaj, për rastin e njohur si “Drenica”.

VIDEO

“Procesi i Drenicës nuk ka të bëjë me mua. Unë kam qenë i akuzuar palidhje, kështu për shkak se Salustro më ka kërkuar lëndët edhe dëshmitarin më ja dhënë atij. Këtë unë nuk kam dashur as nuk e kam ditur se ka të interesuar se kush është ai. Unë këto informata jam kam dhënë Policisë së Kosovës, sepse kam pasur shumë besim tek policia jonë, se janë vëllëzërit tanë”, ka thënë Qubreli.

VIDEO

“Unë jam i bindur që është hakmarrë Salustro ndaj meje. Më ka mbajtë në burg për më shumë se nëntë muaj, për rastin që ma ka mveshë për gjoja krime lufte”, ka thënë ish-ushtari i UÇK-së.

VIDEO

Dokumentarin e plotë për masakrat serbe në Kosovë dhe dështimin e drejtësisë ndërkombëtare për dënimin e tyre, mund ta shikoni këtu

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18) – 27.01.2019

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18)Faktori ndërkombëtarë që ruajti eksluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë nuk e ka hetuar si masakër madje as krimin kundër njerizimit në Reçak, e as masakrën kundër familjes Jashari. As edhe shumicën e krimeve të tjera të regjimit serb të Milloshevicit. A ishte e qëllimshme kjo?Drejtësi nuk u soll për këto krime. Por, ndërkombëtarët në vazhdimësi shqiptarëve të Kosovës iu kërkuan që të bëjnë paqe me shtetin serb. InDoks në dokumentarin “Paqe pa drejtësi”, me autor Visar Duriqi , sjell rrëfimin tjetër për krimet e pagjykuara në Kosovë.A kishte mundësi që Shteti i ri i Kosovës ta bënte këtë punë vet? A ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar masakrat kundër shqiptarëve në Kosovë? A pati gjenocid në këtë vend? Kush nga EULEX-i tentoi ta sabotonte identifikimin e të pagjeturve të luftës së viteve 1998-1999?Ndërkombëtarët tentojnë ti barazojnë më tutje krimet e regjimit të Milloshevicit me ato të UÇK-së, me Gjykatën Speciale.Por në krejt këtë padrejtësi, një pyetje legjitime rri pezull: A mund të ketë paqe pa drejtësi?Live në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 27 January 2019