Profil| Kjo është prokurorja që iu gjeten 20 mijë euro në qantë dhe thoshte që burgu është i pasigurt për Gani Gecin

Profil| Kjo është prokurorja që iu gjeten 20 mijë euro në qantë dhe thoshte që burgu është i pasigurt për Gani Gecin

Vahide Badivuku, ish-prokurore e Krimeve të Rënda në Mitrovicë, ka shumë vepra penale, ajo ishte arrestuar për marrje rryshfeti. Kështu në vitin 2012, Prokuroria e EULEX e akuzoi Badivukun se ka bërë marrëveshje për të zbutur kërkesën për dënim ndaj të biznesmenit të lidhur me krimin Zvonko Veselinoviç i cili është dhe një nga baronët e veriut të Kosovës.

 

EULEX, gjatë një hetimi ndaj ish-komandantit të stacionit policor në veri, zbuloi se prokurorja e atëhershme që punonte në Prokurorinë Komunale të Mitrovicës ka negocuar me dy policë serbë, për “zbutje të masave për të dyshuarit për shumë krime Zvonko Veselinoviç”.

Prokuroria e Shtetit  një raport kishte deklaruar se akuzat ndaj zonjës Badivuku kanë qenë të padrejta dhe bëri të ditur se ajo është e pastër. Ajo ka qenë edhe prokurorja e rastit të Gani Gecit, ku ish-deputeti qëlloi me pistoletë ndaj Ruzhdi Shaqirit. Në atë kohë, Badivuku u akuzua se ka nxjerrë nga dosja hetimore në publik, pjesë që mund të ndikonin për ta prishur hetimin.  Gani Geci ishte liruar një herë nga paraburgimi me një arsyetim të çuditshëm të potencuar nga Prokuroria Vahide Badivuku. Ajo kishte thënë se burgu ishte i pasigurt. Kjo prokurore më vonë do të arrestohej me mbi 20 mijë euro para të ryshfetit në çantë.

Kurse, Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte dënuar me tre vjet burgim të efektshëm prokuroren Vahide Badiviku, e cila ka qenë e akuzuar për ryshfet.

Ish-prokurores së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë po iu ishte ndaluar ushtrimi i profesionit për tre vjet si dhe ishte dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks