Profil| Kush është njeriu që e falimentoi fabrikën multimilonëshe të llamarinës

Profil| Kush është njeriu që e falimentoi fabrikën multimilonëshe të llamarinës

“Llamkosi” është në prag tëshkatërrimit total. Tëshitet edhe për skrap. Falimentimi ka ndodhur shumë kohë më parë. Por, kush e solli në këtë situatë? Insajderi kishte publikuar kohë më parë një hulumtim që jep përgjigje në këtë pyetje. Emri kyç në këtë histori është Jeton Sadiku.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Ai fillimisht kur u arrestua madje edhe nënshkroi një pranim fajësie. I pranonte dy vite burg, por shtetit iu duk pak. Atë Prokuroria e akuzonte për mashtrim të disa bankave në Kosovë dhe një në Londër. Viktima më e madhe e mashtrimeve të Sadikut është “Standard Bank PLC” në Londër e cila në disa raste ia ka dhënë atij mbi 26 milion e 156 mijë euro kredi të cilat nuk i ka kthyer kurrë.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Por, si dyshohet se Jeton Sadiku e bankën në Londër? Sadiku që ka nënshtetësi britanike kishte futur “Llamkosin” hipotekë në Standard Bank. Kur kredia nuk është kthyer, banka inicio procedura për ta marrë fabrikën si hipotekë marrjes së hipotekës. Ndërkohë, prona është manipuluar në Komunën e Vushtrrisë, në drejtorinë e kadastrit.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Dhe viktimë e një grupi të dyshuar mashtruesish rreth Sadikut kishin rënë edhe bankat kosovare. Kështu, Sadiku akuzohej se bashkë me avokatin Arlind Jupolli,e po ashtu në bashkëkryerje me Renata Sadikun e David Hulme kanë mashtruar dhe i kanë shkaktuar dëme Bankës Kombëtare Tregtare – dega Kosovë. Dëmi ndaj bankës, duke bërë mbitërheqje është së paku 250 mijë euro.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Jeton Sadiku akuzohet po ashtu për mashtrim të bankës Ekonomike. Me 16 shkurt 2014 kishte lidhur kontratë me këtë bankë duke marrë 480 mijë euro kredi me hipotekë. Partneri i tij David Hulme si menaxher i shitjes dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Coresteel SHPK ka qenë garantues i kësaj marrëveshje. Të dy e kanë ditur se parcelat të cilat janë lenë si hipotekë nuk janë liruar nga hipoteka e mëhershme. Me anë të këtij mashtrimi ata kanë realizuar këtë kredi gati gjysmë milioni euro.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit Si ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetitSi ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

Posted by InDoks on Sunday, 17 February 2019