Projekti “Evropa për qytetarët” peshon 187 milionë euro

Projekti “Evropa për qytetarët” peshon 187 milionë euro

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Bruksel, ka nënshkruar marrëveshjen me programin “Evropa për qytetarët”, me Paraskevi Michou, Drejtore e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi e Komisionit Evropian. Vlera e programit është 187 milion euro, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Sipas Hoxhës, programi do të jetë shumë i mirëseardhur për të rinjtë tanë, sepse nëpërmjet tij, rrit ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, inkurajon pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në nivelin e BE-së.

Ajo theksoi se prioritetet specifike janë “Angazhimi Demokratik dhe pjesëmarrja qytetare”, si fushë që përfshin Debatin e së ardhmes së Evropës dhe sfidimin e euroskepticizmit, Promovimi i solidaritetit në kohë krizash, Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, Luftimi i stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare si dhe Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore 2018.