Projekti i ri i Kidës është “Drunk”

Projekti i ri i Kidës është “Drunk”

Vetëm para pak ditësh Kida paralajmëroi që është duke punuar në një projekt të ri muzikur, për të cilin nuk tregoi më shumë informata.

Kida postoi disa foto nga një studio incizimi, të cilat lanë të kuptohej që këngëtarja pa humbur kohë kishte filluar punën në projektin e saj, njofton Insajderi.

Tash ajo ka publikuar edhe titullin e këngës që rezulton të jetë “Drunk”, për realizimin e së cilës ka bashkëpunuar me “Entermedia”.

Rikujtojmë se kënga e fundit nga Kida ishte “Edhe sa”, një projekt ky që u lansua para tre muajsh dhe vazhdon të mbetet një hit i dëgjuar./Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)