Prokuroria ngritë aktakuzë për mashtrim ndaj “Burdushit”

Prokuroria ngritë aktakuzë për mashtrim ndaj “Burdushit”

Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë,  “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur  faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm  të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër  dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces , ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete  që i akuzuari Hysni Peqani  ” Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes  që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume  prej 2 mijë euro,  por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit..

Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Insajderi pati shkruar se si fallxhori Hysni Peqani ka qenë duke u hetuar nga Prokuororia edhe për fajde.

Hetimet patën filluar ndaj Prokurorëve Agron Matjani e Genc Nixha, si dhe zyrtarët policorë Nexhmi Krasniqi – drejtor i Policisë për rajonin e Prizrenit, Sejad Huskiq, Arsim Thaçi, Enver Bujari, Avni Gashi, Arben Bytyqi, ndërmjetësi, Shkodran Pulaj dhe shoferi i Prokurorisë, Luan Delili, kanë shpëtuar pa aktakuzë si rezultat i një dekonspirimi të hetimit kundër tyre. Ata, dyshoheshin se ishin vënë në mbrojtje të grupeve kriminale të drogës, haraçit e fajdeve. Prokuroria nuk ka folur nëse po heton dekonspirimin e hetimit.

Vendimi është nxjerr më 5 dhjetor 2016. Një kopje të tij e ka siguruar Insajderi.

Prej ditës së nisjes së përgjimit të telekomunikimit dhe vëzhgimit nga afër, të gjithë të dyshuarit kishin ndërprerë komunikimit. Ky fakt, ka bërë që ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të vije në përfundim se të dyshuarit ishin njoftuar nga dikush që po hetoheshin.

Përgjimi ishte zhvilluar 60 ditë rresht. Asnjë bisedë inkriminuese nuk kishte ndodhur.

Ekipi i përzier i prokurorëve dhe hetuesve vendës dhe ndërkombëtar kishin nisur hetimet më 15 maj të vitit të kaluar.

Ata, kishin informacione të shumta të inteligjencës dhe burimeve tjera, përfshirë dëshmitarë për veprimet e dyshimta të grupit.

Sipas Prokurorisë grupi i dyshuar për lidhje të fuqishme me krimin e organizuar përbehej nga Nexhmi Krasniqi – drejtor i Policisë për rajonin e Prizrenit, policët hetues të këtij rajoni-Sejad Huskiq, Arsim Thaçi, Enver Bujari, Avni Gashi, Arben Bytyqi, dy prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani e Genc Nixha, pronari i restorantit “Kosova”, që kishte rolin e ndërmjetësit, Shkodran Pulaj dhe shoferi i Prokurorisë, Luan Delili.

Hetimi i dekonspiruar kundër zyrtarëve të shtetit