K" />

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 36 vjeçarit në Lipjan

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 36 vjeçarit në Lipjan

Policia dhe Prokuroria përmes një konference për media kanë dhënë detja të reja lidhur me vrasjen e një 36-vjeçari në qytetin e Lipjanit.

Kapiteni i policisë, Driton Imeri është deklaruar lidhur me rastin e vrasjes së 36 vjeçarit në një kazino në komunën e Lipjanit.

Imeri ka bërë të ditur se me të marrë informatën njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, por që iu është dashur intervenimi me forcë për të hapur derën në mënyrë që të gjendet trupi i viktimës.

“Brenda në lokal kanë gjetë afër shankut një person të shtrirë në tokë, pa shenja jete në atë moment e konfirmuar më tej edhe nga mjeku kujdestar në Qendrën spitalore në Lipjan. Menjëherë janë thirr të gjitha njësitë që merren me hetime e këtyre krime”, ka deklaruar Imeri.

Kurse Prokurori kujdestar i këtij rasti, Armend Hamiti ka deklaruar se është një person i dyshuar por që nuk është arritur të identifikohet ende, por që policia po bën të pamundurën ta kap atë.

“Jemi shpërndarë të gjitha njësitë në teren që të identifikohet personi që kërkohet të bëhet identifikimi i tij dhe për momentin kjo mund të ndahet me opinionin nëse ka nevojë për ndihmë të qytetarëve për identifikim përsëri do të jemi së bashku. Për momentin nga njoftimi parë është grabitje me pasojë vdekje. Është personi i dyshum por ende nuk është identifikuar. Kur të kryhen këto procedura si shkojnë fillimisht, në gjithë terenin edhe pse është pak vështirë shkaku natë por shpresojmë që sa më shpejtë të identifikohet dhe i njëjti të del para drejtësisë”, ka përfunduar Hamiti.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar një punonjës i një kazino në Suharekë humbi jetën. I dyshuar për këtë rast është një polic i cili tashmë është i arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.