fbpx

Prokuroja që Rumania e shkarkoi pritet te udhëheq prokurorinë e BE-së

Prokuroja që Rumania e shkarkoi pritet te udhëheq prokurorinë e BE-së

Prokuroria romune, Laura Codruta Kovesi e cila u shkarkua nga zyrtarë të politikës në Rumani pritet të udhëheq prokurorinë e Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë kohës sa ajo ishte prokurore e anti-korrupsionit në Rumani kishte ndjekur me sukses mijëra zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës të biznesit, ku shënoi një sukses të rëndësishëm në betejën kundër grabitësve të vendit ku renditej ndër vendet më të korruptuara në Evropë, shkruan “The New York Times”, përcjell Insajderi.

Por si një prokuror i pavarur, Znj. Kovesi gjithashtu bëri armiq të fuqishëm. Ministri i drejtësisë i Rumanisë, Tudorel Toader nxiti largimin e saj, duke e akuzuar atë për abuzimin dhe prishtje të imazhit të Rumanisë jashtë vendit duke tërhequr vëmendje publike për problemet e korrupsionit në vend.

Tani, Znj. Kovesi është në rolin e kryeprokurores të Bashkimit Evropian derisa ministri i cili e shkarkoi është angazhuar për të hequr emërimin e saj.

“Unë besoj se anëtarët e komisionit të përzgjedhjes nuk e dinë abuzimet e kryera nga Laura Codruta Kovesi në dëm të qytetarëve, në dëm të sundimit të ligjit”, ka thënë Toader.

Rumania, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2007, ka luftuar për një kohë të gjatë me korrupsionin e ngulitur dhe është kritikuar shumë gjatë viteve të fundit për sulme ndaj vlerave demokratike. /Insajderi.com