fbpx

Prokurori i Millosheviqit bëhet avokat i Sami Lushtakut

Prokurori i Millosheviqit bëhet avokat i Sami Lushtakut

Geoffrey Nice, do ta mbrojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtakun. Këtë e ka bërë të ditur vetë Lushtaku.

“Po, e kam angazhuar z. Geoffrey Nice”, ka thënë shkurt Lushtaku, për Gazetën Express.

Avokati, Nice ishte bërë i njohur si prokuror në Hagë në betejën e tij ndaj udhëheqësit të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Të ftuar të tjerë për intervistim nga Zyra e Prokurorit Specialist janë edhe Rrustem Mustafa – Remi, Sylejman Selimi, Sabit Geci, Sabahajdin Cena, Remzi Shala, Nazif Mehmeti, Reimonda Rreci, Safet Syla.