Kryeprokurori i shtetit shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Kryeprokurori i shtetit shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Prokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhpi.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se “me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë”.

“Më lejoni që në këtë ditë të dhimbshme të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe në emër të Institucionit të Prokurorit të Shtetit për ju familjarë të afërm, miq, dhe kolegë”, thuhet në letër ngushëllimi.

Ish-kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në moshën 63-vjeçare, na një sëmundje e rëndë i cili vdiq në një spital në Turqi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me fillim nga ora 10:00, dhe do të përcillet me ceremoni shtetërore. /Insajderi.com