InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë. Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesan" />

Prokurori Special pret që këta politikanë ta mbështesin në luftën e tij kundër “Syrit të Popullit”

Prokurori Special pret që këta politikanë ta mbështesin në luftën e tij kundër “Syrit të Popullit”

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 3:00 e tutje Prokurori Special, Sylë Hoxha zbulon se si pret që në rastin e tij kundër “Syrit të Popullit” ta mbështesin Presidenti, Kryeparlamentari e drejtues të tjerë kosovarë.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe kush e krijoi këtë organizatë, se a pati agjentë të huaj të spiunazhit të infiltruar në të dhe cilës parti opozitare po tentohet ti faturohet kjo organizatë terroriste.

Mbrojtësit e të akuzuarve për herë të parë zbulojnë provat që ata thonë që i kanë që ky është një proces më shumë politik se sa ndjekje e drejtësisë kundër kriminelëve .

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”? Si duket kjo organizatë, Shtabi i Përgjithshëm i saj, logot e saj dhe si financohej. Këto dhe detaje të tjera zbulohen gjerësisht në pjesën e dytë të dokumentarit “Patriotë të çmendur”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu e gjeni videon e plotë të dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=patriote-te-cmendur-pjesa-e-dyte-2