Prokuroria e shtetit ngritë 92 aktakuza brenda 24 orëve

Prokuroria e shtetit ngritë 92 aktakuza brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindedyzetekatër (144) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak të një (1) personi me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale..

Më së shumti aktakuza janë ngritur nga Prokuoria Themelore në Prishtinë, gjithsejt dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Përfshirë veprat penale, “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor”,  ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Dhuna në familje’’,‘’Ndërtimi pa leje’’, ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Vjedhja’’.