Prokuroria e Zvicrës tregon për Insajderin pse e lejoi Loredanën të vijë në Kosovë

Prokuroria e Zvicrës tregon për Insajderin pse e lejoi Loredanën të vijë në Kosovë

Loredana Zefi ka shkelur sot në tokën e Kosovës pas arrestimit të saj në Zvicër nën dyshimet se ajo ka zhvatur një çift zviceran duke ia marr 900 mijë franga. Por si u lejua ajo që të vijë në Kosovë pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Kantonit të Zvicrës.

Këtë për Gazetën Insajderi e ka sqaruar zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Luzernit, Simon Kopp.

Kopp ka thënë për Insajderin se Zefi është lejuar të vijë në Kosovë pasi kanë filluar hetimet dhe janë marr provat e nevojshme.

“Zefi është lejuar të largohet nga Zvicra pasi i kemi hapur hetimet dhe kemi konfiskuar provat e nevojshme”, ka thënë Kopp për Insajderin.

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.

Rep-artistja, Loredana Zefi është arrestuar në Zvicër, në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe, në fund, edhe i kishte kërcënuar.

Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.

“20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të arrestohej nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.

Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë.

Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.

Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.

Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta. /Insajderi.com