Prokuroria flet për arrestimin e Molliqajt – kishte sulmuar një person zyrtar

Prokuroria flet për arrestimin e Molliqajt – kishte sulmuar një person zyrtar

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka treguar se deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është arrestuar nën dyshimin e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Beka ka treguar për Gazetën Insajderi se Molliqaj ka pas ftesë nga prokuroria mirëpo nuk i është përgjigjur ftesës derisa sa sot ka ndodh edhe arrestimi i tij.

“Ka pas ftesë nga prokuroria nuk i është përgjigjur ftesës për arrest por është zbatu sot. Vepra penale ka qenë sulm ndaj personit zyrtar. Ai ka pas obligim me ardh me u intervistu, është intervistu ndërs prokurori pritet të bëjë akuzën për veprën që dyshohet se ka bërë”, ka thënë Beka për Insajderin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, respektivisht departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate ka arrestuar deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Sipas policisë urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë të dielën.

“Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com