Prokuroria flet për vdekjen e personit në Prishtinë

Prokuroria flet për vdekjen e personit në Prishtinë

G.R. ka vdekur sot në në Prishtinë, shkruan Insajderi. Sipas policisë, si pasojë e një rrahjeje, ai ka vdekur rreth orës 17:50.

Për rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar komunikatë duke thënë se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

“Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes. Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë./Insajderi/