Prokuroria jep detaje për arrestimin e mafiozit mitrovicas, Ismet Osmani – Currit

Prokuroria jep detaje për arrestimin e mafiozit mitrovicas, Ismet Osmani – Currit

Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka konfirmuar se janë duke u marrë veprime hetimore ndaj mafiozit Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij në lagjen “Marigona”.

Berisha ka thënë për Insajderin se “Curri” është ndaluar dhe gjatë 24 orëve të ardhshme do të vendoset për kallëzimin penal dhe se çfarë do të bëhet më tutje me bosin e bastoreve dhe kazinove në Kosovë dhe vende të tjera në Evropë, raporton Insajderi.

“Ai është ndaluar. Sa jam i informuar janë duke u marrë veprime hetimore. Momentalisht nuk mundemi me e dhënë ndonjë informacion tjetër. Afatet ligjore ia mundësojnë 24 orë kohë me shiqu a me e pru kallëzimin apo çfarë të bëhet më tutje”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq më herët, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se sot është zhvilluar një aksion i gjerë që lidhet me mafiozin mitrovicas.

Shefi i Policisë ka thënë për Insajderin se ky operacion i Policisë është planifikuar shumë moti. /Insajderi.com