Prokuroria kërkon dënimin e Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Prokuroria kërkon dënimin e Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Prokurori, Naim Beka, ka kërkuar dënim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin.

Kjo për shkak të akuzës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, në gusht të vitit 2014.

Këto u thanë në seancën e së mërkurës, gjatë së cilës palët dhanë fjalët e tyre përfundimtare për këtë rast, raporton Betimi në Drejtësi.

Në fjalën e tij, prokurori Beka deklaroi se mbetet pranë aktakuzës dhe kërkoi nga gjykata që të akuzuarin Geci ta shpall fajtor e ta dënoj sipas ligjit.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që ta këtë parasysh kërkesën e Halime Shaqirit si palë e dëmtuar, për kompensimin e dëmit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, duke kërkuar që e njëjta të jetë pjesë e shkresave të lëndës.

Geci, tha se vrasja e tij ka ardhur si rezultat i “vetëmbrojtjes”. /Insajderi.com