Prokuroria kërkon masë paraburgimi për policin i cili dyshohet ta ketë sulmuar seksualisht një të mitur

Prokuroria kërkon masë paraburgimi për policin i cili dyshohet ta ketë sulmuar seksualisht një të mitur

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për policin me iniciale R.SH i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur nën moshën 16 vjeç, njofton Insajderi.

Më datën 20 Prill 2021 dyshohet se polici kishte kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

I pandehuri me vendim të prokurorit është duke u mbajtur në një ndalim prej katërdhjetëetetë orësh.

Ndërsa tash departamenti për krime të rënda po në këtë Prokurori kërkoi paraburgim për zyrtarin policor. /Insjaderi.com