Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin i cili shkaktoi aksidentin ku vdiqën 4 persona

Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin i cili shkaktoi aksidentin ku vdiqën 4 persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M., i cila ka shkaktuar aksidentin fatal më katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime, shkruan Insajderi.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06 Qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, komuna Ferizaj,i pandehuri E.M., duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Tutje thuhet se nga mospërshtatja e shpejtësisë  së lëvizjes , kushteve të rrugës në vendbanim dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, i cili ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj.

“Në këtë aksident pësojnë lëndime vdekje-prurëse drejtuesi i automjetit “Golf II” N.R., dhe tre pasagjerët e tjerë, tani të ndjerët Xh.R., S.R., dhe djali i tij i mitur, ndërsa, lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendren Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtejmë”, thuhet me tej në njoftim./Insajderi.com