Prokuroria kërkon që Sali Mustafa të vazhdojë të mbetet në ndalim

Prokuroria kërkon që Sali Mustafa të vazhdojë të mbetet në ndalim

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë përgjigje kërkesës së mbrojtjes për rishikimin e vendimit për ndalimin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, transmeton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur nga prokuroria, vazhdimi i ndalimit të Mustafës është i domosdoshëm që të vazhdohet.

Ata kanë vlerësuar se “rreziku që ai të ndërhyjë tek dëshmitarët nuk ka ndryshuar, ashtu sikurse mundësia që ai të vazhdojë të kryejë krime”.

“Për këto arsye, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të anulojë kërkesën e mbrojtjes dhe thërret që i akuzuari të mbetet në ndalim”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com