Prokuroria kërkon të dënoj me burgim të miturit e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës

Prokuroria kërkon të dënoj me burgim të miturit e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës

Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

I dyshuari G.H ngarkohet edhe me veprën e armëmbajtjes pa leje. Ndaj të miturit të tretë që lidhet me këtë rast, është propozuar masë edukative, si i dyshuar për veprën penale “mos-lajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

KTV ka kuptuar se gjykimi ndaj tyre, pritet të nis në javën e parë të dhjetorit.

Zeka, dyshohet se është vrarë me 15 shtator, derisa dy ditë më pas, Policia kishte arritur të identifikojë dy të dyshuarit e parë, që ishin dërguar në paraburgim.

Gjithashtu, Policia në fillim të këtij muaji, kishte gjetur edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.