fbpx

Prokuroria konfirmon se Makolli ishte dëshmitar në rastin Dehari

Prokuroria konfirmon se Makolli ishte dëshmitar në rastin Dehari

Prokurori i rastit ‘Dehari’, Metush Biraj ka konfirmuar për Gazetën Express, se tashmë i ndjeri Naser Makolli ka qenë dëshmitar në këtë rast.

Biraj ka thënë se për vdekjen e tij është informuar në orët e mbrëmjes nga mediat.

“Po ka qenë dëshmitar, por unë nga ju sapo dëgjova për vdekjen”, ka thënë Biraj.

Sipas raportit mjekësor për Makollin, thuhet se “ne mesdite, rreth orës 12 45, gjendja e te burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie te shtypjes se gjakut, mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve te paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit se bashku me kryeinfermierin e burgut kane transportuar pacientin ne Lipjan”.