Prokuroria në Pejë po e heton rastin për varrimin ku dyshohet se u infektuan 26 persona me Covid-19

Prokuroria në Pejë po e heton rastin për varrimin ku dyshohet se u infektuan 26 persona me Covid-19

26 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Pejës, janë njoftuar, mbrëmë nga Institutit Kombëtar të shëndetit Publik. Kësisojë, numrin e të prekurve në këtë komunë në 47, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas IKSHPK-së, numri i rasteve të reja në Pejë, kanë ndodhur për shkak të pjesëmarrjes në një ceremoni varrimi më 6 prill. Si pasojë e k%saj, prokuroria e Pejës është duke e hetuar këtë rast.

I kontaktuar nga Insajderi, zëdhënësi në Prokurorinë e Pejës, Shkodran Nikçi tha se prokuroria është duke e hetuar rastin dhe se do të ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme.

“Krejt çka mundem me të thanë është se, prokuroria është duke e hetuar rastin dhe se do të ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme. Kaq” ka thënë shkurt Nikçi për Insajderin.