Prokuroria nis hetimet ndaj djalit të Maxhunit, jepen detaje rreth rastit

Prokuroria nis hetimet ndaj djalit të Maxhunit, jepen detaje rreth rastit

Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar nisjen e hetimeve, ndaj djalit të Maxhunit.

Ibrahim Berisha, zëvendës kryeprokurori i Prishtinës, tha për Insajderin se të premten pasdite është kanë pranuar një kallëzim penal lidhur me këtë çështje.

Berisha ka treguar se në veturën ku janë kapur arma pa leje dhe substanca e dyshuar narkotike, kanë qenë tre persona.

“Me 13 ka ndodhur një bastisje një veturë të një personi që ka qenë duke e drejtuar, aty është zënë një armë pa lajme në gjaketën e tij  sipas disa informacioneve që ne i kemi, është gjetur edhe një cigare me narkotikë”, tha ai.

Berisha tha se tre personat që kanë qenë në veturë janë identifikuar por për shkak të hetimeve nuk munden me i publiku.

“Një kallëzim penal dje ka ardhur pasdite, por unë më kryeprokurorin kemi qenë në një takim, dhe nuk kemi pasur mundësi ta shohim atë. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Berisha.

Rasti është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës, rasti sipas tyre ka ndodhur me datën 13 tetor, ne një veturë të tipit “Golf”.

Anëtarët e komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, ende nuk janë përgjigjur për interesimin e gazetës rreth kësaj çështjeje.

Shpend Maxhuni, tash e disa muaj është emëruar Shef i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, para kësaj ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së