Prokuroria Speciale thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prokuroria Speciale thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria.

“Konferenca do të mbahet  nga ora 12:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, konferencë për media ka mbajtur edhe ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Të njëjtit dhanë detaje lidhur me kthimin e shtetasve tanë nga Siria për në Kosovë.