Prokuroria Speciale heq dorë nga hetimi kundër Sokol Bashotës

Prokuroria Speciale heq dorë nga hetimi kundër Sokol Bashotës

Shumë zhurmë ishte bërë në shkurt të vitit të kaluar, kur Policia e Kosovës nuk po e gjente kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, në zyrë përderisa me kërkesë të Prokurorisë Speciale kishin shkuar për ta intervistuar si të dyshuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokuroria Speciale atëkohë pati thënë se Bashota po hetohej për disa vepra penale që lidheshin për punën e tij si kryetar.

Por ky institucion tashmë ka hequr dorë nga hetimi ndaj Bashotës duke konsideruar se nuk ka asnjë fakt që e lidh atë me ndonjë veprim penal.