
InDoks ka kontaktuar Prokurorinë dhe përgjegjësit për komunikim në Gjykatën Speciale.
Në përgjigjen e tyre thuhet se Zyra e Prokurorit Special, është duke i kryer hetimet më gjithëpërfshirëse të mundshme, për siç thonë ata “të gjitha dyshimet e përmendura në raportin për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë, të publikuar nga Këshillit të Evropian”
“Zyra e Prokurorit Special është duke e kryer hetimin më gjithëpërfshirës të mundshëm të të gjitha dyshimeve të përmendura në raportin për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë, të publikuar nga Këshillit të Evropian”, ka thënë Christopher Bennet, një zëdhënës në Prokurorinë Speciale.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:
InDoks | Drama SpecialeGjykata Speciale në Hagë ka nisur punë.Kë do ta marrë kjo gjykatë? Kë do ta dënoi ajo? Kush do ti shpëtoj edhe një herë drejtësisë ndërkombëtare, e kush do të përballet me të për të disfatën herë? Dhe pyetja një milionë dollarëshë: A do të gjykohet Hashim Thaçi në Hagë?InDoks me autor Visar Duriqi saktë një vit pas një tentativë të dështuar për ta zhbërë këtë Gjykat, do të transmetoj dokumentarin “Drama Special”, një histori përtej rrëfimit se çka ndodhi atë natë. Është një dokumentar për atë se çka do të ndodh tash me Dhomat e Specializuara të gjyqësorit kosovar të zhvendosura në Hagë. Ende mbesin shumë të panjohura, por një gjë mbetet e sigurt: Kur të nisin gjykimet e para, kjo gjykatë do të jetë një dramë speciale.
Posted by Insajderi on Sunday, 23 December 2018