Prokuroria Speciale ndalon katër persona që luftuan në Siri

Prokuroria Speciale ndalon katër persona që luftuan në Siri

Drejtori përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për media ka njoftuar  se janë arrestuar katër persona që luftuan në Siri.

” Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër luftëtarë, ata janë ndaluar për 48 orë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Po ashtu tha se shteti do të punojë në trajtimin e familjarëve, grave dhe fëmijëve të kthyer nga luftërat e huaja.

Ndërsa Qalaj siguroi qytetarët se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile

“Situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët”, tha Qalaj.

Në një listë të Qeverisë së Kosovës që ka siguruar Insajderi, 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa. Kë këto kampe gjenden edhe 12 gra. Disa prej fëmijëve kanë lindur atje. Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës.

ALARMANTE, 12 GRA E 16 FËMIJË NGA KOSOVA JETOJNË NË DY KAMPE TË PREKURA NGA KOLERA NË SIRI