Prokuroria Speciale shënjestron tri raste të reja, 48 persona të përfshirë

Prokuroria Speciale shënjestron tri raste të reja, 48 persona të përfshirë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestruar tri raste të krimeve të rënda, në të cilat janë përfshirë 48 persona.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, rasti i parë ka të bëjë me “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, në të cilin janë të përfshirë 17 persona.

Rasti i dytë ka të bëjë me “Krim të organizuar” dhe “Blere, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, në të cilin rast janë të përfshirë nëntë persona.

Ndërkaq, nga rasti i tretë i shenjëstruar janë të përfshirë 22 persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

“Rastet e shënjestruara lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. Këto raste cilësohen raste me prioritet në luftimin e korrupsionit për të përmbushur kriterin për liberalizim”, thuhet tutje në komunikatën për medie të Prokurorisë./Insajderi.com