fbpx

Prokuroria tregon për shenjat që 11-vjeçarit iu gjenden në trup pasi u gjet i vdekur në Fushë Kosovë

Prokuroria tregon për shenjat që 11-vjeçarit iu gjenden në trup pasi u gjet i vdekur në Fushë Kosovë

Ditën e djeshme është gjetur i vdekur një i mitur i moshës 11 vjeçare. Rasti ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.

Sipas raportimeve tek i mituri janë gjetur disa shenja në trup.

Klan Kosova ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për të kërkuar detaje lidhur me rastin.

Zëdhënësja Laureta Ulaj, i ka thënë Klanit nepërmjet telefonit se zyrtarisht nuk ka dal raporti i obduksionit.

“Kam biseduar me prokurorin e rastit. Sipas tij janë gjetur disa shenja të dhunës, por nuk mund të themi se në çfarë rrethanash kanë ardhur ato. Duhet të presim raportin përfundimtar lidhur me rastin sepse nuk mund të paragjykojmë”.

I mituri i komuniteti rom ishte gjetur në afërsi të një objekti banesor në Fushë Kosovë. Mediat më herët gjatë ditës kanë raportuar se i mituri është abuzuar seksualisht.

Nuk bëhet e ditur nëse ka ndonjë të arrestuar lidhur me rastin.