Prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi zgjidhet anëtare e KPK-së

Prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi zgjidhet anëtare e KPK-së

Sot në Prokurorinë e Apelit të Republikës së Kosovës është realizuar procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e kësaj prokurorie.

Në bazë të kompetencave ligjore, të drejtën për tu kandiduar për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit, nga 7 prokurorë sa ka kjo prokurori, e kanë shfrytëzuar prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi dhe prokurori Xhevdet Bislimi.

Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, me 4 vota për, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit është zgjedhur prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi.

Procesi zgjedhor në Prokurorinë e Apelit është zhvilluar duke u mbështetur në afatet ligjore, ngase anëtarit të KPK-së nga kjo prokurori, prokurorit Idain Smailji, i përfundon mandati në fund të këtij viti.​