fbpx

Prokurorja Drita Hajdari fton Flora Brovinen per ta intervistuar

Prokurorja Drita Hajdari fton Flora Brovinen per ta intervistuar

Prokuroja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari ka përgënjeshtuar deklaratën e deputetes Flora Brovina e cila tha se prokuroria ka fshehur fotografinë e publikuar nga deputetja, ku shihej një grua shqiptare duke u dhunuar nga 3 ushtarë serb.

Hajdari për Insajderin ka thënë se rasti nuk ishte paraqitur asnjëherë në prokurori dhe se do të zhvillohen hetime lidhur me pohimet e deputetes Brovina.

“Për rastin për herë të parë kam dëgjuar nga media. Pra rasti nuk ishte paraqitur asnjeherë në prokurori e as në polici . Andaj, ishte shqetësuese që kjo foto ishte fshehur nga prokuroria ndërkombëtare dhe ajo vendore nga se kjo nuk qëndron. Lidhur me pohimet e Flora Brovines do të zhvillohet hetim dhe nga ajo do kërkojmë identitetin e viktimës dhe provat të cilat ajo pohon që i posedon. Ndërsa, menjeherë pas daljes së fotove nga portalet e huaja nga lufta e Irakut do kërkoj ekspertizë kibernetike”, ka deklaruar Hajdari për Insajderin.

Sot deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur para gazetarëve një fotografi ku shihen ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

Fotografinë ku ushtarë serbë dhunonin gruan ndërsa pas tyre shihen persona me duar të lidhura dhe në gjunjë, ku një ushtar u rri prapa me armë në kokat e tyre, Brovina e publikoj para mediave në hollin e kuvendit të Kosovës.

Deputetja e PDK-së publikon një fotografi ku shihet se si tre serbë e dhunojnë një grua shqiptare