Prokurorja e rastit të Messit dhe Neymarit shikon nga afër Real Madridin

Prokurorja e rastit të Messit dhe Neymarit shikon nga afër Real Madridin

Lionel Messi dhe Neymar janë duke u hetuar nga gjykata spanjolle për evazion fiskal.

Prokurorja e rastit Marta Silva ka bërë bujë në mediet dhe rrjetet sociale në Spanjë pasi është parë mbrëmjen e kaluar duke shikuar nga afër Reali Madridin në Bernabeu.

E gjitha kjo ka shkaktuar shumë bujë në mediet në Spanjë dhe në rrjetet sociale.

Tifozët e Barçës kanë frikë se preferencat sportive të Marta Silvas do të ndikojnë në mbarëvajtjen e hetimeve për dy futbollistët e Barcelonës, Messit dhe Neymar-it. /Insajderi.com