Prokurorja Speciale: Ka shumë materiale për shqyrtim të statusit të aktakuzës, 30 ditë mund të jenë pak

Prokurorja Speciale: Ka shumë materiale për shqyrtim të statusit të aktakuzës, 30 ditë mund të jenë pak

Afati kohor prej 30 ditësh për të shqyrtuar statusin e aktakuzave është një ndër pikat që po diskutohet sot në konferencën statusore të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Prokurorja e Speciales ka deklaruar se çështja procedurale ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfshin mbi një mijë e 800 zëra, duke shtuar se përfshihen mijëra dëshmi dhe se ka kjo çështje ka filluar në mënyrë të vazhdueshme të procedurohet që në ditën e dhënies së aktakuzës.

“Ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që në ditën e dhënies së aktakuzës është proces që vazhdon edhe derisa flasim pavarësisht nga kjo ne parashikojmë që të kemi përkthime të plota të disponueshme brenda afatit 30 ditor, përveç kësaj Prokuruari kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë të identifikuara dhe parashtrimi i kësaj çështje do të dërgohet gjatë kësaj javë prapa Gjykatës. Nuk mendoj se ka ndonjë problem ndërmjet prokurorisë dhe mbrojtjes, pra ne do të nxjerrim materialet që parashikon rregulli 102A, sapo të kemi mundësi të bëjmë këtë gjë, megjithatë më duhet të them se sa më shpejtë të jetë e mundur s’mund të përkufizohet përpara afatit kohor brenda 30 ditësh”, tha ajo.

Tutje prokurorja speciale shtoi se ajo çka mbetet si proces si afat kohor janë edhe tri javë të procedurës.

“Ne kemi bërë tentime që të nxjerrim këtë brenda disa muajsh, por bëhet fjalë për shumë materiale dhe bëhet fjalë për faktorë shumë praktikë e që lidhen me elementin kohë. Është e rëndësishme edhe nevojën e ndërmarrjes së masave mbrojtëse dhe përkundër redaktimeve, pavarësisht kësaj duhen tre njerëz, dy ditë të plota që të mund të përgatisin një paketë zbulimi ,nxjerrje informacione.Me këtë rast për shembull, do të na duheshin katër deri në gjashtë ditë pune që të mund të jepnim informacione për nxjerrjen e materialeve gjë e cila mund të cenonte pamundësinë tonë për të realizuar brenda 30 ditësh. Mendoj se brenda 30 ditësh siç parashikohet në bazë të rregullave përkatëse”, shtoi ajo. /Insajderi.com