Promovon drogën në FB, sulmon me sëpatë një person – kush është “The Mike”, reperi problematik nga Gjilani?

Promovon drogën në FB, sulmon me sëpatë një person – kush është “The Mike”, reperi problematik nga Gjilani?

Reperi nga Gjilani dhe lideri i labelit muzikor E7, Ardian Xhaferi – i njohur me nofkën “The Mike” – do të qëndrojë së paku 30 ditë në paraburgim, pasi dyshohet për sulm me sëpatë dhe me thikë ndaj një personi në Gjilan.

“The Mike” dyshohet se të dielën e 27 janarit në parkingun e kafiterisë “Astoria” në Gjilan, sulmoi fizikisht të pandehurin G. A..

“Me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila njoftoi se Ardian Xhaferit i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Ardian Xhaferi – “The Mike” – është i njohur për tekstet e tij agresive. Ai e identifikon veten si “Mbret i Rrugës”. E për të bëmat e tij problematike me Xhaferrin është marrë në të kaluarën edhe Policia e Kosovës.

Ai ka qenë i përfshirë në procesin gjyqësor të zhvilluar në vitin 2012 kundër dy grupeve rivale muzikore në Gjilan të njohura si “Double G” dhe “E7”.

Sipas aktakuzës, Xhaferi dyshohej për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Gjykata e Qarkut atëkohë në Gjilan e pati dënuar Ardian Xhaferit me 1 vit 8 muaj burg.

Po ashtu, i përfshirë në këtë gjykim kishte qenë edhe Burim Osmani, rivali i “The Mike” nga Gjilani. Ai njihet me nofkën “Duda”.

E së fundmi në rrjetin social Facebook, Ardian Xhaferri promovonte drogën. Në një video të publikuar nga “The Mike” vitin e kaluar, shihej reperi duke konsumuar marihuanë bashkë me tre persona të tjerë.

Ma Tok Se TokaRrugve Tu Rroll Jointa

Posted by Ardian Xhaferi on Thursday, 8 March 2018