Mbrëmë në orët e vona ka shpërthyer një bombë në Pejë afër “Transit Club”.
Pronari i diskotekës, Artan Biba, mohuar se bomba ka qenë brenda hapësirës së objektit “Transit Club”.
Ai për Gazetën Insajderi ka thënë se bomba ka shpërthyer në njërin prej parkingjeve afër diskotekës, e cila është pronë private.
“Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në njërin prej parkingjeve afër diskotekës “Transit Club” që nuk është në pronësi të diskotekës, është pronë private që i kanë tokat e veta edhe na jemi tu e prit një përgjiggje sepse nuk jemi duke e ditur a është zënkë mes parkingjeve në mes veti se njëri po ka punë e tjetrit apo ndonjë veturë e caktuar që ka qenë në atë parking”, ka thënë Biba për Insajderin.
Bibaj pretendon se e gjitha kjo panikë afër “Transit Club” ka për qëllim dëmtimin e biznesit të tij për shkak të konkurrencës.
“Me çdo kusht po mundohen me na dëmtu nëpër media me na hup imazhin dhe ma na hup punën, kjo ndodhë prej konkurrencës”, ka shtuar Bibaj.
Bibaj ka theksuar se brenda objektit të diskotekës ku ka performuar reperi shqiptar, Azet,kanë qenë rreth 1000 persona dhe siguria ka qenë në rregull.
“Rasti ka ndodhur në orën 23:15 kurse neja ka fillu prej orës 23:00 dhe ka vazhdu deri në mesnatë kanë qenë rreth 1000 persona , atmosfera dhe siguria gjithçka ka qenë në rregull”.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, për Insajderin ka thënë se janë duke hetuar dhe shumë shpejt do të tregojë detajet\Insajderi.com