“Pronari i hotelit na liroi nga pagesa dhe na bleu katër birra”, tifozi anglez i fasionuar me Kosovën

“Pronari i hotelit na liroi nga pagesa dhe na bleu katër birra”, tifozi anglez i fasionuar me Kosovën

Anglia është befasuar nga pritja që iu bë nga Kosova në kuadër të përballjes për kualifikimet në Euro 2020.

Tifozët anglezë kanë qëndruar më shumë se 24 orë në Prishtinë dhe janë fascinuar nga pritja që u ishte bërë nga ‘Dardanët’.

Njëri prej përkrahëse të ‘Tre Luanëve’ ka zbuluar se një pronar i një hoteli në kryeqytet i ka liruar nga pagesa dhe u kishte blerë katër birra.

“Mikpritja në Kosovë është e çiltër. Pronari i hotelit që kishim rezervuar ka thënë që mund të qëndrojmë falas për kohëzgjatjen e udhëtimit tonë sepse jemi nga Anglia dhe na ka blerë 4 birra. E pabesueshme”, ka shkruar Aaron Rose në Twitter.

Edhe pse u eliminuam nga këto kualifikime, ne ende kemi shansin që të luajmë në Kampionatin Evropian, pasi në mars do të fillojmë rrugëtimin përmes Ligës së Kombeve, ku pengesa e parë do të jetë Maqedonia e Veriut.

Në rast se i kalojmë fqinjët tanë, atëherë do të presim fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi.