Pronari i restorantit në Prizren grushton punëtorin, por nuk e pranon fajin

Pronari i restorantit në Prizren grushton punëtorin, por nuk e pranon fajin

Pronari i restorantit “Koha” në Prizren, Burim Sallauka ka sulmuar fizikisht njërin prej punëtorëve të tij në ambientet e restorantit para disa muajsh.

VIDEO

Insajderi ka siguruar videon e sulmit fizik, në të cilën shihet biznesmeni Sallauka [i veshur me bluzë ngjyrë hiri] teksa thërret pranë tij punëtorin e tij, kamarier i restorantit, dhe e godet me grushte. Sulmin fizik ndaj kamarierit të restorantit që ai menaxhon, Sallauka e vazhdon edhe në një hapësirë tjetër të restorantit, të pa incizuar nga kamerat.

I telefonuar nga Insajderi, Sallauka ka mohuar ta ketë kryer sulmin, ndonëse në video shihet ai teksa grushton punëtorin e biznesit të tij.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

“Nuk e kam sulmu unë askënd. Nuk e di se as për çfarë sulmi je duke fol”, ka thënë fillimisht Sallauka. “Për çfarë video bëhet fjalë?”, ka pyetur ai.

“Nuk është e vërtetë, unë qe një javë jam në Prevallë. Nuk ka asgjë [të vërtetë]”, ka thënë Sallauka. “Nuk është e vërtetë a është e vërtetë… ju mos më qitni. Emrin tim mos e qit, nuk është e vërtetë ajo”. /Insajderi.com

Shikoni edhe dokumentarin e InDoks:

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimit

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimitQë nga fillimi i ndërtimit të kësaj kishe, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi. Më shumë ishte politike se sa fetare. E urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët.Por, cila është e vërteta tjetër e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së? Çka është ky objekt për liderët aktual serb të kishës, për politikanët e dy shteteve, Kosovës e Serbisë, e çka paraqet kjo kishë për Universitetin, institucionet të cilit ia ka marrë mbi 4 hektarë?Janë këto disa nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar 50 minutësh të InDoks me autor Visar Duriqi, por dhe shumë pyetje të tjera ngritën në këtë hulumtim.Për herë të parë #InDoks shfaq edhe disa nga gjërat që i ruan kisha ortodokse serbe brenda që nuk i lejohet publikut të ketë qasje në to- pamje të transmetuara kurrë më parë.LIVE në RTV Dukagjini dhe në Insajderi.

Posted by InDoks on Sunday, 20 January 2019