Opozita ka nisur protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por për kreun e PD-së, Lulzim Basha kjo nuk është protestë, “por referendumi i shqiptarëve të Republikës s" />

Protesta e PD-së sipas Bashës është referendum për Republikën e Re

Protesta e PD-së sipas Bashës është referendum për Republikën e Re

Opozita ka nisur protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por për kreun e PD-së, Lulzim Basha kjo nuk është protestë, “por referendumi i shqiptarëve të Republikës së re”.

“Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë bashkë me ne me këtë referendum historik. Më 18 shkurt, tre muaj më parë u bashkuan në këtë shesh për t’i thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës, ndal krimit me hile qeveritar dhe për të kërkuar medoemos zgjedhjet e lira si themeli i bashkejetesës demokratike dhe themeli i mirëqënies, i sigurisë dhe i të ardhmes europiane të kombit tonë”.

“U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë e 85 net me radhë shqiptarë nga gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, sportistë, student, fermer, pensionist, gjimnazist, punëdhënës e punëmarrës dhe miq nga e gjithë bota që kanë qëndruar e na qëndrojnë në krah në betejën tonë të përdithsme për demokraci të vërtetë”, tha Basha para protestuesve.

Basha deklaroi se nuk e njohin më Republikën e vjetër , duke kërkuar që gjithçka të ndryshojë falë qëndresës.

“Nuk jemi mbledhur kaq shumë sot për një ndryshim të vetëm, as për një ndryshim të vogël po për ndryshimin më të madh për 27 vite të historisë sonë kombëtare. Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, falë qëndresës tuaj me ndihëmn e Zotit gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë.  Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk e pranojmë, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës”, tha ai.