Protesta kundër shtrejtimit të rrymës në Maqedoninë e Veriut

Protesta kundër shtrejtimit të rrymës në Maqedoninë e Veriut

Protesta kundër shtrejtimit të rrymës elektrike janë mbajtur në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.

Në Tetovë, Aziz Sulejmani nga Këshilli Organizativ i protestës i lexoi kërkesat e protestuesve drejtuar Komisionit Rregullator për Energjetikë, Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore si dhe Kompanisë EVN.

“Sot kërkojmë që,komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 20%.Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë evn, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve;Kuvendi i RMV-së të ç’aktivizojë (zhbëjë) komisionin rregullator energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto” tha ai.