Protesta në Gjermani kundër masave anti-COVID

Protesta në Gjermani kundër masave anti-COVID

Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër kryeqytetin gjerman, Berlin, në një protestë kundër kufizimeve të jetës për shkak të Coronavirusit.

Policia vendosi mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe distancën fizike- dhe deri në mesditë urdhëroi demonstruesit të shpërndahen për prishjen e rregullave.

Protesta ka qenë kryesisht paqësore, por të paktën dy persona u arrestuan, raporton BBC, transmeton Insjaderi.

Autoritetet e qytetit ishin përpjekur të ndalonin marshimin që të mos shkonte përpara, nga frika se masat e sigurisë do të injoroheshin, por një gjykatë e rrëzoi ndalimin.

Rreth 18,000 njerëz morën pjesë në marshimin e së shtunës, tha policia.

Megjithëse Gjermania deri më tani nuk e ka parë valën e rasteve që prekin disa pjesë të Evropës, shkalla e infeksionit të saj është në rritje. Numrat e rasteve të reja po arrijnë shifrat e larta të para herë në prill. /Insajderi.com