Protesta nëpër qytete të ndryshme të botës kundër konfliktit Izrael-Palestinë

Protesta nëpër qytete të ndryshme të botës kundër konfliktit Izrael-Palestinë

Nga Nju Jorku dhe Londra në Karaçi dhe Rabbat, mijëra njerëz janë mbledhur në qytete të mëdha në të gjithë botën për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, transmeton Insajderi.

Demonstruesit të martën u mblodhën gjithashtu për të denoncuar goditjen e vazhdueshme në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, si dhe planet e Izraelit për të dëbuar me forcë palestinezët nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor të okupuar, raporton Al Jazeera.

Disa protestues mbanin parulla me shkrim “Palestina e Lirë”, “Izraeli është një shtet terrorist” dhe “Pushtimi jo më”.

Bastisjet izraelite në Gaza vijnë pas disa javësh tensioni në rritje për dëbimin e detyruar të familjeve palestineze nga Sheikh Jarrah, një lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor të okupuar nga të cilët kolonët hebrenj janë përpjekur t’i dëbojnë prej dekadash.

Situata u përshkallëzua kur policia izraelite sulmoi Xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit – vendi i tretë më i shenjtë në Islam – dhe plagosi qindra adhurues palestinezë gjatë disa ditëve të dhunës.

Protestat shpërthyen nëpër territoret e okupuara dhe brenda Izraelit. Fraksioni palestinez Hamas, i cili qeverisë Gazën, lëshoi ​​raketa drejt Izraelit. /Insajderi.com