Mungesa e furnizimeve të karburantit për javë të tëra ka çuar në protesta të ashpra në Haiti kundër qeverisë. Ndërmjet demonstruesëve dhe policia kishte përleshje të dhunshme të premten në kryeqytet, Port-au-Prince.
Protestuesit sulmuan policinë me gurë dhe shishe ndërsa policia përpiqeshin ta largonte turmën me gaz lotsjellës. Në një nga rrugët kryesore të Port-au-Prince, demonstruesit ngritën barrikada të djegura. Disa nga policët qëlluan edhe municione të gjalla, duke shkaktuar shumë panik.
Mbi të gjitha, protesta është e drejtuar kundër kreut të shtetit, Jovenel Moïse, i cili ka qenë në detyrë që nga shkurti 2017. Qeveria e tij është akuzuar për skandale të shumta korrupsioni, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë së Haitit mezi mbijetojnë.
“Policia nuk duhet të na shqetësojë në këtë mënyrë,” tha demonstruesi Bernard Widner. “Ju nuk mund të përdorni paratë tona të taksave për të blerë armë dhe pastaj të qëlloni mbi ne”./Insajder.com