Protestat në Egjipt, kërkohet largimi i Presidentit al-Sisi

Protestat në Egjipt, kërkohet largimi i Presidentit al-Sisi

Ditën e premte, banorët e Egjiptit dolën në rrugë për të protestuar, duke kërkuar largimin e Presidentit të Egjiptit, Adel – Fattah al – Sisi, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

Protestuesit egjiptian, iu përgjigjën thirrjes së biznesmenit egjiptian të mërguar, Mohamed Ali, që bëri ftesë për protestë kundër sundimit të al – Sisit. Egjiptianët protestuan në Kajro, Al – Jiza dhe Luxor.

Dita e premte, është dita e gjashtë e protestave që kanë shpërthyer në Egjipt, për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike të egjiptianëve nga situata e pandemisë.

Mohamad Ali, ka shkruar në Facebook, duke kërkuar nga bashkëkombësit e vet, që të protestojnë në rrugë kundër regjimit të al – Sisit, dhe të “thyejnë barrierën e frikës”, përballë shtypjes brutale  të protestuesve nga regjimi. /Insajderi.com